“Në listën e zezë të amerikanëve nuk janë anëtarët e LVV-së por të PDK-së”-Ja kush e thotë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe njëherit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi në seancën e Kuvendit ku po debatohet për politikën e jashtme të Kosovës, ka thënë se në l istën e z ezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës SHBA-së, nuk janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje por të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nuk e kuptoj cila është logjika që Kosova të jetë në m arrëdhënie të këqia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Në fund, në l istën e z ezë të amerikanëve nuk janë anëtarët e VV-së. Janë njerëz të cilët k rimin dhe k orrupsionin i kanë pasë instrument të politikës së jashtme, njerëz që e kanë shty Kosovën drejt ndarjes, njerëz të cilët janë anëtarë të PDK-së”, ka deklaruar Abazi.

Abazi ka thënë se referendumi i Serbisë në Kosovë dhe mos mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë janë suksese në politikën e jashtme të Kosovës.