LAJMI FUNDIT/SAPO NDODHI !!-RUSIA PUSHTON EDHE NJE TJETER SHTET ME 4 AVIONE

Forcat e Armatosura të Suedisë deklaruan se 4 avionë Iuftarakë rusë hynë për pak kohë në territorin suedez mbi Detin Baltik mbrëmjen e sotme.

Dy avionë rusë SU27 dhe dy avionë Iuftarakë SU24 hynë për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit suedez Gotland, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Mbrojtjes në Suedi, Peter Hultqvist,

“Kjo do të çojë në një përgjigje të fortë diplomatike nga Suedia. Sovraniteti dhe territori suedez duhet të respektohen gjithmonë. Në situatën aktuale, ne e shikojmë këtë gjë shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Suedia e ka mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë pas sulmeve të kësaj të fundit në Ukrainë, ndërsa deklaroi se do të dërgonte ndihmë ushtarake, duke përfshirë 5,000 armë antitank në Ukrainë, hera e parë që nga viti 1939 që Suedia dërgon armë në një vend në Iuftë.