“Ndikohej nga fjalët e njerëzve”/ Flet vajza e autorit: Fatjoni vetëm qаn, s’e qasi në shtëpi trupin e babait

Emisioni “Me zemër të hapur”, drejtuar nga moderatorja Evis Ahmeti, ia kushtoi kohën e sotshme televizive ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku vjehrri, Xhevahir Hoxha, v rau 30-vjeçaren Merushe Hazizi e më pas v rau veten, duke u va rur në një pemë.

Vajza e autorit dhe motra e bashkëshortit të Merushes, Fatjonit, ka treguar gjatë emisionit se babai dhe i vëllai jetonin në shtëpi të ndara dhe pranoi se kanë pasur probleme sistematike, për shkak se familja nuk pranonte lidhjen e tij me të renë.

Ajo tha se i ati ishte i ndikuar nga fjalët e njerëzve, ndërsa e përshkroi gjendjen emocionale të vëllait, si tepër të rënduar.

“Jo, babai jetonte në shtëpi e vogël, ndërsa vëllai te shtëpia e madhe. Nuk donin që të bashkëjetonin bashkë dhe u detyrua. Me të dëgjuar njerëzit, ka dëgjuar që është kështu ashtu dhe e ktheu në tragjedi. Me shumë mundësi nuk janë takuar. Nuk takoheshin sepse nuk e donin atë lidhje. Fatjoni kishte edhe varrimin këndej. Ajo që ndodhi ndodhi. Fatjoni donte të shkonte në va rrim, nuk e lanë. Fatjoni vetëm qan, nuk e qasi në shtëpi sepse i mori jetën e gruas. Edhe mami nuk është mirë, është me njerëz lart”, tha vajza e autorit.

(BalkanWeb)