Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Fieri, ishe në makinë bashkë me shoqen

Shqipëria vazhdon të humbë jetë njerëzish e kryesisht mosha të reja për shkak të aks identeve të vazhdueshme në rrugët tona, ku arsyeja kryesore është shpejtësia dhe mosrespektimi i rregullave nga shoferët.

Pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman doli nga rruga automjeti tip “Seat” dhe për pasojë mbetën të plagosur dy vajza që udhëtonin në të. Fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 22 vjecaren Ergesa Ibrushi, e cila pas disa ditëve në gjendje kome, ka humbur betejën me jetën mëngjesin e sotëm. Ajo ishte pasagjere në makinën që drejtohej nga shoqja e saj. Kjo e fundit është ndaluar nga policia, pasi thuhet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor ndaj dhe ndodhi ngjarja. Gjendja e saj shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Lajmi është konfirmuar nga familjarë të vajzës, ndërsa në një postim në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, e përshkruajnë të ndjerën si një vajzë të sjellshme dhe nxënëse ekselente.

“Me hidhërim të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin eparakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.

Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, shkruhet në postimin e shkollës.