NATO është në Iüftë me Rusinë? Bëhet deklarata: Putin po kërkon të püshtojë edhe vende të tjera

Lu fta në Ukrainë, e nisur nga Rusia po shkon drejt mbushjes së muajit të dytë në vazhdim. Që nga 24 shkurti i kaluar, u shtria ruse ka marrë kontrollin e disa pikave kyçe në vend dhe ka rrethuar qytete si Mariupol.

Megjithatë, pamundësia e marrjes së Kievit, rezistenca e trupave ukrainase, numri i madh i ush tarëve të vr arë në luf time dhe një sërë dësh timesh logjistike, e kanë detyruar Kremlinin të ripërshtatë strategjinë fillestare, që ishte kapja e plotë e Ukrainës.

Deri në atë pikë sa, pas disa ditësh stanjacioni, Rusia e ka përqendruar objektivin e saj në Donbas, një territor i dominuar nga rebelët pro-rusë. Gjatë kësaj kohe, në mes të bisedimeve me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të pa qes dhe me sanksionet ndaj ekonomisë ruse të shpallura nga Perëndimi, edhe Moska është kundërpërgjigjur.

Këtë e ka bërë kundër atyre vendeve të varura nga nafta dhe gazi rus. Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur spekulime për mundësinë e një su lmi rus kundër territorit të NATO-s. Për atë që po ndodh foli edhe oligarku rus Mikhail Khodorkovsky.

Në një intervistë dhënë për ‘CNN’, njeriu më i pasur në Rusi në vitin 2004, me një pasuri prej më shumë se 10 miliardë euro sipas “Forbes”, shpjegoi se cili do të ishte objektivi i ardhshëm i liderit të Kremlinit: “Unë jam i bindur që, nëse Putin mendon se ka fituar në Ukrainë, hapi tjetër do të jetë të marrja nën kontroll të vendeve baltike”.

Estonia, Letonia dhe Lituania janë pjesë e NATO-s që nga viti 2004. Megjithatë, Khodorkovsky ka siguruar median e lartpërmendur se Putin nuk është në Iuftë me Ukrainën: “Putini është në Iuftë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai flet kundër Putinit. Në një intervistë tjetër me “France24”, ai argumentoi se pushtimi i Ukrainës nënkuptonte “vetëvrasje politike” për Putinin: “Nuk mund të fitosh në Ukrainë, edhe nëse merr Kyivin apo Kharkovin”. Khodorkovsky kaloi nëntë vite në burg pasi, sipas versionit të tij, Putin e akuzoi për kryerjen e krimeve financiare.

Nëse Putini vendos të sulmojë territorin e NATO-s, cilido qoftë ai, do të përshkallëzonte konf liktin Iuftarak që filloi në shkurt në Ukrainë në një shkallë globale, kështu që vendet anëtare të organizatës do të rrisnin përfshirjen e tyre ushtarake kundër Rusisë.