NASA bën zbulimin ‘historik’! Kometa me përmasat rekord i drejtohet Tokës, deri në vitin 2031 do jetë…

Një kometë e madhe me përmasa rekord është pikasur nga NASA, bërthama e të cilës është disa herë më e madhe se e kometave të tjera të njohura deri me sot.

Kjo kometë, e cila është drejtuar drejt Tokës, ka përmasa rreth 80 milje, pra 50 herë më të madhe se sa bërthamat e kometave të tjera.

Megjithatë kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar momentalisht pasi ajo nuk mund të afrohet kurrë më shumë se 1 miliard milje larg Diellit, distancë e cila është më e largët sesa planeti Saturn.

Kjo kometë po lëviz me shpejtësi rreth 22 mijë milje në orë dhe mendohet se një milliard milje larg Diellit do të jetë vetëm në vitin 2031.