Na bëjnë mσral gjithë kohës, por shihni çfarë bëjnë turistët e huaj në Syrin e Kaltër (video)

Syri i Kaltër në Delvinë mbledh me mijëra turistë çdo vit, shumë prej tyre të huaj, ku buron ujë i freskët dhe i ëmbël nga mali i Gjerë.

Të shumtë kanë qenë turistët që e kanë vizituar edhe ditën e sotme, por siç shihet nga pamjet e publikuara nga aktivisti Arben Kola ata nuk respektojnë rregullat e vendosura nga Ministria e Turizmit.

Nga video duket se të gjithë turistët janë futur në ujë, ndërkohë që tabelat e vendosura aty e ndalojnë këtë gjë. Aktivisti Arben Kola dëgjohet teksa iu bën thirrje atyre që të dalin nga uji.

Ai e konsideron këtë gjë a larmante, teksa i kërkon dorëheqjen ministres së Turizmit Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Situat alarmante në syrin e kaltër të Delvines! Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë, Edi Rama, dorëhiqu dështake Mirela Kumbaro Furxhi” shkruan ai krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.