Musk thotë se rusët po e kërсënojnë: Nëse νdes në rrethana misterioze…

Miliarderi Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, postoi një mesazh në këtë rrjet social duke thënë se rusët po e kërсënojnë sepse ai kishte mundësuar që satelitët Starlinka të komunikonin mbi Ukrainë.

“Nëse v des në rrethana misterioze, ishte mirë që të njoha”, ka shkruar Musk.

Mbrëmë, Musk postoi një deklaratë të Dimitrij Rogozin, kreut të agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, i cili akuzoi Musk për përfshirje në “furnizimin e forcave fa shiste në Ukrainë me pajisje ushtarake komunikimi”. Rogozin e publikoi këtë deklaratë në Telegram.

Rogozin thekson në mesazh se Pentagoni ka dorëzuar pajisjet Starlink.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbani përgjegjësi sado të hiqeni si budalla”, ka shkruar Rogozin në Telegram.