Mua të më mbajnë në presion ata? Berisha ia plas të qeshurës në studio

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në lidhje me kërkesat e Edi Ramës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar atë dhe presidentin Ilir Meta, ka “shpërthyer” në të qeshura.

Berisha tha se prej vitesh ndonëse po kërkojnë, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument që e implikon atë.

“ Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në presion ata? I mbaj unë në presion ata. Kanë vite që kërkojën dhe nuk gjejën asgjë. Kanë tmerr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë.

Edhe për Metën le t’ i nxjerrin. Ne flasim me dokumenta, le të nxjerrin një.

Rama dhe Manja e dinë që ky pushtet nuk qëndron dot nëse do të ketë një opozitë të vërtetë. Jo lepuri në bark, po kanë horror ne shpirt, po dekompozohen”, tha Berisha.