Mos u shqetësoni, Alfred Cako zbulon kush është presidenti i ardhshëm i Shqipërisë

Teoricieni Alfred Cako i ftuar ditën e sotme në “E diell” ka treguar se cili do të jetë Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë që do të pasojë Metën.

Cako parashikon se vendin e presidentit actual Ilir Meta pritet ta zërë Mimi Kodheli, si një grua që do të vendoset për herë të parë në një pozitë kaq të lartë.

“Mimi Kodheli mund të jetë presidente e ardhshme. Ky është një skenar. Nuk po themi emrin e kryeministrit. Mund të jetë një njeri që vjen nga e djathta reale shqiptare”, deklaroi ndër të tjera Cako.

Ilir Meta do të mbyllë mandantin dhe po punohet për zëvendësimin e tij në krye të shtetit. Palët po diskutojnë se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Një grua do të ishte mjaft e veçantë, pasi nuk ka ndodhur kurrë dhe do të ndiqej shembulli i Kosovës. Shqiptarët e Kosovës kanë në krye të shtetit Vjosa Osmanin.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të diskutojnë sot në kuvend në lidhje me gjetjen e një emri të ri për presidentin në parlament. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë.