Mjeku me njoftim interesant për ndihmë mjekësore falas (VIDEO)

Nëse keni nevojë për jek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”, këtë thirrje në formë të shkruar e ka vendosur në veturën e tij, mjeku nga Vitia, Armend Rexhepi, i cili jeton në Gjilan.

Këtë nismë mantelbardhi Rexhepi, që njëherësh është edhe specializant në Klinikën Infektive, e ka nisur nga fillimi i muajit të Ramazanit dhe thotë së këtë do ta bëjë deri në fund të jetës së tij.

Mantelbardhi Rexhepi, tregon se për këtë gjest human, pos atyre që e kanë ndaluar në rrugë për ndihmë mjekësore dhe konsulta, ka pranuar edhe telefonata falënderuese nga qytetarët e ndryshëm lidhur me këtë.