
Një mesazh shumë emocionues nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u përcoll direkt në Eurovision. Ai iu drejtu drejtuar të gjithëve votuesve të Eurovizion.
Presidenti shumë i dashur Zelensky i ka bërë thirrje Europës që të votojë këtë sonte në finalen e Eurovizionit për këngëtarin që përfaqëson Ukrainën, sepse duhet t’i japin fitoren.
“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit, kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë.
“Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalus. Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”, shprehet ai.
Grupi folk-rap i Ukrainës Kalush Orchestra është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision dhe është një nga pretendentët kryesore për fitoren.
Duke parë situatën në Ukrainë, patjetër që mund të ketë përparësi dhe një fitore morale për grupin ukrainas. Mbetet për t’u parë se kush do e rrëmbejë vendin e parë.