Meteorologët bëjnë parashikimin, njihuni me “surprizat” e motit për 5 ditët e ardhshme

Java që presim përpara pritet të jetë një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhi nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen me mot të kthjellët si dhe vranësirat e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira në malësitë e vendit do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.

Për ditën e Mërkurë pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Hera-herës këto reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve por në periudha afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Enjte si dhe ajo e Premte mbi vend depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Për të dyja ditët moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.