Meta: Ju tregoj prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp duke zbuluar sipas tij prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj 2017.

Meta tha se Rama dhe Basha u morën vesh në 17 maj që maxhoranca të kapte pushtetin lokal përmes bojkotit, të gjitha institucionet që zgjidheshin nga Parlamenti.

Presidenti tha se Rama dhe Basha po ashtu ishin marrë vesh që të kapej ekonomia shqiptare nga një grup oligarkësh.