Mërgimtarit nga Ѕuedia i shkruhet në veturë simboli serb me katër S-ja (VIDEO)

Një mërgimtarit nga Suedia, ndërsa ka kaluar nëpër territorin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë, i është g ërvishtur automjeti.

Siç shihet në pamjet e arritura në redaksinë e Klankosova.tv, në automjet shihet simboli f amkeq serb, me katër S-ja.

Kujtojmë se që nga e diela, pati t ensione në veri të vendit dhe në pikëkalimet kufitare, për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, në targa dhe dokumente të identi fikimit.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës, mori vendim që të p ezullojë zbatimin e reciprocitetit për 30 ditë.