“Më tha e dua, Fationi ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma v rarë”, rrëfime tronditëse nga babai i Merushes

Merushe Hazizi, 30-vjecarja që u v ra nga vjehrri i saj dilte nga banesa vetëm kur vinte i shoqi pasi kishte frikë. Mesditën e së martës, mësohet e Xhevairi hapi me dhunë derën e dhomës së saj dhe e v rau në korridorin e shtëpisë.

Kanë kaluar disa ditë nga k rimi i rëndë, ndërsa në kushte të vështira ekonomike janë lënë 3 fëmijët e Merushes ndërsa i ati i mohon. Për të tre kujdeset gjyshi që të ardhurat i siguron vetëm duke punuar në bujqësi

Sadushi, babai i Merushes, mban të hapura dyert e shtëpisë për të pritur ngushëllime për të bijën që ndërroi jetë nga dora e të vjehrrit, i cili e masakroi me thikë pasi nuk e pranonte si nusen e djalit. Në dorë gjatë gjithë ditës mban pasaportën e saj, dhe fotografia është i vetmi ngushëllim.

“Vajzën nuk ma v rau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma v rarë. Fëmijët e Merushes i kam mbajtur dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, tha Sadush Hazizi, babai i viktimës.

Motivet e këtij refuzimi të nuses nga autori i v rasjes Xhevahiri, nuk i di as Qerimja e vjehrra e cila ishte e para që konstatoi k rimin e rëndë.

“Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e v rau. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte ti flisja”, tha vjehrra e viktimës, Qerime Hoxha.