“Më prezanto ndonjë shoqe se nuk kam kapur gjë”- Gledis Nano pezullon nga detyra shefin e Krímeve: Ka kryer shkelje të rënda

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar nga detyra Shefin e Krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i cili u denoncua se ka a buzuar me detyrën.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.

Lorenc Braho u denoncua nga një kandidate për police, e cila publikoi edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Brahon, i cili i ka kërkuar favore duke i gjetur të dashur.

Njoftimi i policisë

Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për a buzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Policisë Divjakë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të ab uzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast a buziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo a buzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në luftën ndaj krímit dhe paligjshmërisë, ndaj askush brenda saj nuk mund të njollosë imazhin e mijëra burra e grave, djemve dhe vajzave të Policisë që punojnë e sakrifikojnë duke zbatuar me korrektësi ligjin./panorama.al