Me picë në dorë hyn për tvjedh villën, pronari merr shokët dhe e bën për spital

Një hajdut ekselent në zemër të Tiranës. Ka planifikuar detajet me përpikëri. Me një kuti pizze në dorë, 39-vjeçari i ka rënë ziles së banesës, por askush nuk i është përgjigjur. Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet, ku hajduti është kapur nga pronari i shtëpisë dhe më pas e ka dorëzuar në postën policore Farkë.

Tedi Neziri ishte në tentativë për të vjedhë c’të mundte në një banesë, por është kapur mat. Sipas dosjes, ngjarja ka ndodhur në 10 Maj 2022, ku rreth orës 21:30 Tedi Neziri është kapur brenda në banesën e Bekim Bulicës, duke iu paraqitur si një njeri që shiste pica.

Me një kuti pice në dorë, 39-vjeçari i ka rënë zilës së banesës, por askush nuk i është përgjigjur. Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës, duke depërtuar në ambientet e brendshme duke menduar se brenda në vilë nuk kishte njeri.

Por teksa ndodhej brenda, Tedi Neziri është pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili së bashku me mikun e tij Olsi Mataj, kanë arritur ta neutralizojnë. Më pas, në ndihmë të Bulicës dhe Mataj, kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë, të cilën e kanë bërë për spital hajdutin dhe më pas dorëzuar në ambientet e Postës Policore të Farkës.

Neziri dyshohet të jetë autor i disa vje.dhjeve të ndodhura në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në këtë veprimtari.