“Më mungon, të do babi yt”,Dedikim për djalin që humbi jetën

John Travolta e ka kujtuar djalin e tij tc ndjerë, Jett, në atë që do të ishte ditëlindja e tij e 30-të të enjten (15 prill). Jett v diq në vitin 2009 në moshën 16-vjeçare pasi pati një konvulsion dhe u përplas në vaskë.

“I dashur Jetty, më mungon më shumë se sa mund të thonë fjalët. Mendoj për ty çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen. Të do, babi yt”, shkroi Travolta, 68 vjeç, në Instagram, duke shpërndarë një foto bardh e zi të tij dhe Jett.

Familja ishte me pushime në Bahamas kur Jett pësoi një konvulsion dhe humbi jetën pak më vonë. Një humbje që la shumë shenja në familjen Travolta.

Travolta dhe gruaja e tij e ndjerë, Kelly Preston, kishin gjithashtu një vajzë, Ella. Rreth një vit pas humbjes së Jettyt, ata patën një djalë tjetër, Benjamin.

Postimi emocional i Travoltas për djalin e tij të ndjerë vjen tre muaj para përvjetorit të humbjes së gruas së tij. Preston në anën tjetër u largua nga jeta në moshën 57-vjeçare në korrik 2020 pas një beteje me kan.cerin e gjirit.

Travolta nuk ka patur një jetë të thjeshtë, ai ka kaluar shumë në jetën e tij dhe ka patur humbje të mëdha. Ai bën shpesh dedikime për familjarët e humbur./Telegrafi/