Me lot! Dardi i “Piter Pan” ulet në gjunjë dhe propozon Soni Malaj: A do martohesh me mua? (video)

Xhesti i Dardit bëri që e gjithë salla e “Piter Pan” të shkrihet në të qeshura mbrëmjen e kësaj të hëne në Tv Klan. Teksa nxori nga xhepi i vogël një unazë që tha se ia kishte marrë të ëmës, ai i propozoi për martesë këngëtares Soni Malaj…

Dard: Kam edhe një pyetje tjetër, se është pak kështu… Soni Malaj: Ka një gjë të fshehtë. Alketa Vejsiu: Se mos të është shpuar ai xhepi? Mos është ndonjë hudhër që ta ka vënë mami? Hudhër që mos të të marrin mësysh?

Dard: O Soni këtë unazë ia kam marrë mamit. Tani duhet t’i afrohem… Alketa Vejsiu: Afrohu patjetër. Dard: (Ulet në gjunjë) Do martohesh me mua?

Soni Malaj: Do e presësh përgjigjen? Dard: He urdhëro. Larg-larg-larg, aty të karrigia ku ishte. Alketa Vejsiu: Ke frikë nga gocat ti?

Dard: Jo. Alketa Vejsiu: Po pse e mban larg Sonin? Dard: Është sekret s’dua ta them. Soni Malaj: A do e pranoj unë të martohem me ty?

Dard: Jo, pra po, po bëj gjasme… Soni Malaj: Si mendon sikur të bësh gjasme me një vajzë tjetër që është më e moshës tënde, sepse unë jam pak e madhe për ty. Dard: Punë e madhe fort.