“Më ka ikur gruaja”, burri shkon i ѕhqetëѕuar në Polici: Вraktiѕi fëmijët 10 ditë më parë

Një 34 vjeçare nga Tepelena është larguar nga shtëpia, duke bra ktisur fëmijët dhe burrin.

Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se 34 vjeçarja është larguar që prej 10 ditësh dhe nuk dihet ende venddodhja e saj.

Tashmë Policia e Tepelenës ka nisur kërkimet për gjetjen e shtetases me iniciale A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen A.
M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke bra ktisur dy fëmijët e mitur.

Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.