Mbi 170 persona humbën jetën nga stuhia tropikale

Mbi 2.01 milionë njerëz janë prekur nga stuhia tropikale Megi në Filipine. Rreth 172 njerëz u v ranë, thotë një raport i Këshillit Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rr.ezikut të Fatkeqësive, sipas TASS.

Sipas këshillit, stuhia tropikale u përhap në nëntë rajone. Mbi 395,900 njerëz u zhvendosën në 909 qendra evakuimi, dhe 33,400 njerëz ishin evakuuar paraprakisht. Rreth 110 persona janë ende të zhdukur. Dëmi në sektorin e bujqësisë llogaritet në 4.78 milionë dollarë.

Raportet e përditësuara thonë se janë dëmtuar 9,700 shtëpi, si dhe 240 rrugë dhe nëntë ura. Shtatëdhjetë e gjashtë qytete kanë ndërprerje të energjisë elektrike.

(Ballkanweb)