Mbani shamitë me vete, Arjan Konomi qanë në Përputhen! Na “mallëngjeu” me atë që tregoi

Arjan Konomi është një tip shumë i ndjeshëm dhe këtë e ka treguar herë pas herë në episodet e Përputhen, ku ka pasur raste që nuk i ka mbajtur dot lotët.

Në emisionin e kaluar të “Përputhen”, Alesja ishte në gjendje shumë të ngarkuar psikologjike, aq sa e kishte të pamundur të mbante lotët. Kjo ndikoi dhe në gjendjen e saj shëndetësore dhe konkurrentja u largua nga studio.

Ajo tha se ka shumë njerëz që e konsiderojnë si “njeri” apo “shoqe” të keqe. Nisur nga kjo, Arjan Konomi u shpreh sot se njeriu nxjerr anën e mirë ose anën e keqe në momente të caktuara të jetës, por ai nuk mund të përkufizohet si “i mirë” apo “i keq”.

Teksa bënte këtë deklaratë, edhe Arjani nuk i mbajti dot lotët. “Njeriu i mirë, njeriu i keq. Nuk ka njerëz të mirë dhe nuk ka njerëz të këqinj, ka njerëz! Njeriu në momente të caktuara të jetës (përlotet)….nxjerr ose anën e keqe ose anën e mirë të tij.

Ka shumë studime që janë bërë për këtë, është një proces shumë interesant, por ajo që është e rëndësishme të kuptoni është që ka njerëz, nuk ka njerëz të këqinj”, tha i përlotur Arjan Konomi.

Ndoshta nuk e kuptuam dot ne, por nuk pamë ndonjë arsye madhore për të derdhur lot. Në rast se Arjanit nuk po i shtyhet më në Përputhen, t’i lërë vendin ndonjë tjetri dhe mos të na bëjë më kështu për të qarë.