Matematicieni: Nëse shрërtheni Hënën do të zgjidhen problemet e njerëzimit

Alexander Abian, një profesor matematike është bërë tashmë i njohur për idenë e tij që ka pasur disa vite më parë për hedhjen në erë të Hënës. Ai besonte se kjo gjë do të zgjidhte çdo problem me të cilin përballej njerëzimi.

Abian ka thënë se një Tokë pa Hënë nuk do të lëkundet, duke eliminuar stinët dhe motet ekѕtreme që vijnë me to, të tilla si valët e të nxehtit, uraganet ose stuhitë e borës.

Mënyra se si ai propozoi që kjo gjë të bëhej? Forca brutale bërthamore, padyshim. Abian pohonte se goditja bërthamore e Hënës do të zgjidhte të gjitha problemet e njerëzimit.

“Bëni një v rimë të madhe dhe të thellë dhe vendosni aty ekѕploziv atomik. Më pas ju mund ta shpërtheni atë me telekomandë nga Toka.”-ishin këto fjalët e Abian në atë kohë, që tashmë po bëjnë xhiron e rrjet.

Ekѕpertët e tjerë, megjithatë, nuk ishin aq të bindur, me David Taylor, ndihmës i departamentit të fizikës dhe astronomisë në Universitetin Northwestern, i cili thoshte: “Si propozon ai të ndryshojë këndin e rrotullimit të Tokës pa krijuar tërmete masive? Ai do të shkatërronte qytetërimin, por ne do të kishim mot të mirë.”.

Nga ana tjetër, Abian thoshte se ata që hodhën poshtë idetë e tij ishin thjesht në të njëjtin nivel me dyshuesit e disa prej intelektualëve më të mëdhenj të historisë.

Megjithatë, ai padyshim nuk e arriti kurrë vizionin e tij për të hedhur në erë Hënën përpara v dekjes së tij në 1999.