“Mami, pse po dridhem?”/ V rau në mënyrë mαkabre tre vajzat e saj të mιtura, ja gabimi që e “tradhtoi” 33-vjeçaren

Detaje të reja që “fundosin” akoma më tej Roula Pispirigou-n, 33-vjeçaren qe dyshohet të ketë v rarë tre vajzat e saj të mi.tura, janë duke u publikuar në Greqi.

Detajet e publikuara janë nga pediatrët që janë kujdesur për vajzën kur ajo ka pasur “kriza”. Sipas raportimeve, Roula është përpjekur që të bindë mjekët për episodet e krizave që vajza e saj 9-vjeçare Georgina kalonte.

Vogëlushja dyshohet që te ketë humbur jetën nga administrimi i një doze vdekjeprurëse ketamine. Megjithatë, mjekët nuk i panë kurrë episodet të ndodhin dhe ky fakt kishte bërë që të kishin dyshime.

Një gabim i bërë nga nëna në përshkrimin e episodeve që vuante fëmija duket se ka alarmuar mjekët pediatër. Kur vajza e vogël u shtrua në Onassis, gjatë një bisede që Roula bëri me pediatren për spazmat e Georgina-s në shtëpi, ajo bëri një gabim që mjekia e identifikoi dhe e përmendi në dëshminë e saj.

“Ajo më tha se Georgina kishte pasur sërish kriza në shtëpi dhe për shkak të tyre u detyruan të shkonin në spital ku vajza kaloi në arrest kardiak. Kur i kërkova të përshkruante natyrën e episodit, ajo u përgjigj se Georgina po dridhej dhe se i kishte thënë: “Mami, shiko, po dridhem. “Pse po dridhem?”

Por kjo ka tërhequr vëmendjen me mjekes pasi në kështu rastesh pacientët nuk komunikojnë.

Pediatria i kërkoi të sqaronte nëse fëmija ka pasur vërtet komunikim gjatë episodit të raportuar, por më pas e ëma u përgjigj se fillimisht kishte komunikim, të cilin më pas e humbi. Megjithatë, mjekia nuk u bind.