“Mami donte ta takonte”/ Sarah flet për lidhjen me PM, ja çfarë do të kishte ndryshuar nga eksperienca në BB VIP

Sarah Berisha ishte e ftuar në “Wake Up” ku foli për eksperiencën jashtë Big Brother VIP. Ajo rrëfeu se e vetmja gjë që do të kishte ndryshuar janë debatet, të cilat do të donte t’i kishte përballuar më mirë.

Sarah: Tek vetja do kisha ndryshuar të kisha qenë më e fortë, ti kisha përballuar debatet më mirë. Sikur t’i kisha bërë më shumë ballë debateve dhe të mos e kisha vrarë mendjen për njerëzit jashtë.

Dy javët e para nuk kam qenë dhe aq aktive, isha shumë e përhumbur dhe thoja çfarë dua këtu. Gjënë tjetër, të gjithë eksperiencën e kam shijuar shumë.

E pyetur se si po vijon lidhja me DJ PM, Sarah tha se po i kushtojnë shumë kohë njëri-tjetrit. Ata janë takuar me disa prej familjarëve ndërsa nuk ka munguar biseda me babain e saj, i cili pas pak javësh ka kërkuar të mësojë ecurinë e njohjes së tyre.

Sarah: Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe, ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut ndërsa mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me PM si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë.

Sa i përket largimit nga familja për t’i dedikuar vëmendje partnerit, Sarah tha se ndodh që prindërit të mërziten pasi nuk shkon shumë shpesh në Durrës.
Sarah: Këtë periudhë, duke qenë se PM vjen shumë shpesh këtej, kur vjen ia dedikoj të gjithë kohën atij. Në Durrës shkoj vetëm në fundjavë ose shkoj e kthehem brenda ditës.