
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine lu ftarake të blinduar të Rusisë, e cila është e pazakontë.
Ky është një automjet lu ftarak rus për mbështetjen e tankeve (BMPT) i fotografuar gjatë stërvitjeve më 2017. Të quajtur “Terminatorë” nga prodhuesi i tyre, Uralvagonzavod, automjetet morën vëmendjen e mediave në fund të majit, kur u panë në Ukrainë.
Terminatorët u krijuan si rezultat i përpjekjes së Rusisë për të zhvilluar automjete specifike për t’i përdorur për lu ftime në hapësira të ngushta urbane. Nevoja e këtyre lloj automjetesh u bë urgjente pas lu ftës së parë çeçene, në të cilën një numër jashtëzakonisht i madh i automjeteve të blinduara ruse u shkatërruan nga lu ftëtarët çeçenë.
Gjatë betejës më 1994-1995 për kryeqytetin çeçen, Grozni, lu ftëtarët lokalë ishin në gjendje që nga dritaret dhe dyert të sulmonin me a rmë të lira kundërtanke dhe të zhdukeshin në territorin që e njihnin mirë. Fuqia e tankeve ruse u zhbë për shkak të paaftësisë së tyre për të qëlluar lart apo për të lëvizur grykën e topit aq ulët sa për të vrarë lu ftëtarët çeçenë, të cilët shpesh qëndronin në bodrume dhe prisnin që në rrugët pranë të kalonin automjetet e blinduara ruse dhe më pas kryenin sulme.
Taktikat moderne ushtarake thonë se tanket në fushëbetejat urbane bashkëpunojnë me këmbësorinë. Shoqërimi i tankeve nga këmbësoria mundëson që ushtarët të jenë sytë dhe veshët e ekuipazhit të tankeve dhe u mundëson që të sulmojnë menjëherë a rmiqtë në çdo drejtim, ndërkaq tanket sigurojnë mbulim për këmbësorinë nga zjarri i a rmëve të vogla.
Terminatorët e Rusisë janë të dizajnuar për të lu ftuar në mjedise urbane së bashku me tanket, duke zëvendësuar këmbësorinë si mbështetje për tanket. Është e paqartë nëse ekuipazhet e Terminatorëve, që qëndrojnë të mbyllur brenda këtyre automjeteve të blinduara, do të mund të përshtaten me mënyrën se si këmbësoria e percepton situatën në terren të hapur.
Terminatorët janë të ar matosur edhe me auto-topa të dyfishtë (që gjenden në qendër të fotografisë së mësipërme) dhe secili prej tyre është i aftë që të gjuajë më shumë se 10 fishekë 30 milimetërsh në sekondë. Në këto pajisje po ashtu mund të vendosen edhe në a rmë të tjera, që do të thotë se gjuajtësi mund të gjuajë fishekë nga një tytë, pastaj të kalojë menjëherë tek tyta tjerët dhe të gjuajë fishekë të tjerë, ose mund të qëllojë nga të dyja në të njëjtën kohë.
Këto automjete lu ftarake po ashtu mund të mbajnë raketa (në secilën prej tytave që shihen në këtë fotografi) dhe mitraloz. Versioni i BMPT-së që shihet këtu mban dy granatahedhës (njëra prej tyre shihet në anën e majtë, në pjesën e poshtme).
Një ushtar rus duke mbajtur një granatahedhës teksa qëndron sipër Terminatorit BMPT, në afërsi të Moskës më 2017.
Një ushtar rus duke mbajtur një granatahedhës teksa qëndron sipër Terminatorit BMPT, në afërsi të Moskës më 2017.
Ekzistojnë të paktën dy lloje të veçanta të Terminatorëve. Njëri model është i pajisur me dy granatahedhës dhe mund të bartë një ekuipazh prej pesë personash. Ndërkaq, modeli i dytë kërkon që të operohet nga një ekuipazh prej tre personash dhe funksionon pa granatahedhës. Terminatorët që janë parë në Ukrainë duket se kanë qenë të pajisur me granatahedhës.
BMPT-të e Rusisë gjithashtu kanë edhe pajisje të vendosura në pjesën e jashtme që shpërthejnë kur goditen nga një predhë, duke neutralizuar goditjet nga disa a rmë kundërtanke. Masa të tjera mbrojtëse përfshijë edhe pjesë të blinduara apo grila metalike që shihen në fotografinë e mësipërme, që pengojnë fuqinë shpuese të ar mëve kundërtanke. Të paktën një tank rus, me tipare të ngjashme reaktive moderne, është shkatërruar gjatë lu ftimeve në Ukrainë.
Nuk dihet se sa Terminatorë ka Rusia aktualisht në shërbim, por në fund të vitit 2021, Rusia shtoi 10 në një regjiment tankesh në qarkun qendror të ushtrisë.
Disa analistë perëndimorë thanë se prania në Ukrainë e disa prej këtyre automjeteve të rralla lu ftarake, është një shenjë e “zhgënjimit” nga Kremlini, ndërkaq analistët rusë kanë duartrokitur përdorimin e automjeteve të tilla dhe kanë thënë se ato paraqesin shembullin se sa i fuqishëm është arsenali i Rusisë
Sido që të jetë, prania e Terminatorëve në Donbas, ku ar matimi i avancuar kundërtank po pret përparimin e Rusisë, padyshim se është si një lojë bixhozi. Imazhi i krijuar me kujdes nga ushtria ruse se është e “pamposhtur” do të merrte një goditje të re të fuqishme nëse Terminatorët do të performonin dobët në Ukrainë./REL