Madhështore, Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria pritet të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një muaj.Kjo Presidencë do t’i kalojë Shqipërisë nga data 1 qershor dhe do të përfundojë me 1 korrik.

Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka.

11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike. Ajo u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-s.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.