”Ma çave zemrën”/ Miku i ngushtë i Nishanit prek me fjalët: Ishte vëllai im i madh, do të kujtoj si burrë i madh!

Bashkëpuntori më i afërt i ish-presidentit, Florjan Nuri ka reaguar me fjalë të ndjera për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit.

‘Bashkë, ne të dy, nuk kemi folur kurrë për vdekjen. As kur humba babanë në moshë të re. Pak kohë kishim që punonim bashkë në ministri.

U ktheve shumë shpejt për mua në një vëlla të madh. Që në momente kyçe të miat ishe gjithmonë afër!

Nuk folëm kurrë për vde kjen. As sot s’do flasim! Tek ty do mbaj gjithmonë në zemër dhe mendje bisedat tona për jetën, për familjen, për burrerinë dhe miqësinë.

Ma ke çarë zemrën sot! Shumë gjëra do më mungojnë. Po mbi te gjitha do më mungojë komunikimi pa fjalë, vetëm me sy!’, shkruan Florjan Nuri në Facebook.