Lëvizje e papritur! Rizgjohet gjigandi i Evropës, çfarë pritet të ndodhë

Nga The Economist

Pacifizmi i Gjermanisë pas l uftës ishte dikur ngushëllues për fqinjët e saj dhe për vetë gjermanët. Megjithatë, me kalimin e brezave, qëndrimet kanë ndryshuar. Evropianët e ndjeshëm prej kohësh nuk e shohin Gjermaninë më si një kërcënim.

Përkundrazi, pasiviteti i politikës së saj të jashtme ka paraqitur më shumë një rrezik vitet e fundit, duke inkurajuar agresorët si Vladimir Putin. Më në fund, pushtimi i paprovokuar i Putinit në Ukrainë i ka bindur gjermanët që ta marrin seriozisht sigurinë.

Siç e bën të qartë buxheti i parë i Olaf Scholz, Gjermania po përgatitet të rimarrë pozicionin që i takon në botë. Detyra e kancelarit të ri të Gjermanisë është të sigurohet që përpjekja të jetë e qëndrueshme, efektive dhe të përfshijë ndarjen e rrezikut ndërkohë që shpërndahen paratë.

Buxheti i paraqitur në kabinetin e koalicionit gjerman më 16 mars u shoqërua me një ligj të propozuar që krijonte një fond të posaçëm të mbrojtjes me vlerë 100 miliardë euro. Ky buxhet do të përdoret për të rritur shpenzimet gjermane të mbrojtjes nga rreth 1.5% e PBB-së në të paktën 2%, niveli që anëtarët e NATO-s supozohet të përmbushin, por që Gjermania vazhdimisht nuk e ka bërë. Paratë duhet të jenë të mjaftueshme për të kapërcyer hendekun për katër ose pesë vitet e ardhshme nëse zyrtarët vendosin të mos shpenzojnë kaq shumë në të ardhmen.

Do të kishte qenë më mirë të rritej buxheti i rregullt i mbrojtjes, në vend që të mbështetej në një fond plotësues të vetëm, në mënyrë që ndryshimi të ishte më i vështirë për t’u kthyer. Por gjithsesi, Gjermania tani për tani do të bëhet shpenzuesi i tretë më i madh ushtarak në botë, raporton abcnews.al.

Po aq i rëndësishëm ishte vendimi i shpallur më 26 shkurt, dy ditë pas fillimit të l uftës, për të lejuar eksportin e a rmëve gjermane në Ukrainë. Më parë, Gjermania jo vetëm që kishte refuzuar të dërgonte a rmë në zonat e lu ftës, por këmbënguli që të ndalonte blerësit e vendeve të treta të siguronin pajisje gjermane.

Shpenzimet më të mëdha të mbrojtjes së Gjermanisë do të zgjidhin më shumë problemenëse paratë shpenzohen me zgjuarsi. Por rekordi i këtij fondi është edhe dobësi në të njëjtën kohë.

Shumë para shkojnë për pensionet e majme dhe zyrat lukosoze, por nuk mjafton për aeroplanët dhe nëndetëset. Ditën që filloi l ufta, kreu i ushtrisë gjermane u ankua se ushtria e tij kishte mbetur “pak a shumë e zhveshur”.

NATO nuk është e angazhuar drejtpërdrejt në Ukrainë, dhe me të drejtë: nëse do të rrëzonte aeroplanët rusë, lu fta mund të përhapej përtej Ukrainës. Por NATO-ja thotë se kufiri me Rusinë duhet të mbrohet dhe kjo detyrë nuk duhet të bjerë kaq rëndë mbi Amerikën. Evropa duhet të rritet dhe Gjermania duhet të luajë rolin e saj me forca lu ftarake të pajisura siç duhet.

Rusia është kërcënimi më i madh për Evropën dhe do të jetë në vitet në vijim. Por ka sfida të tjera të sigurisë.

Ballkani një ditë mund të rindizet. Në jug të Evropës është një hark paqëndrueshmërie përgjatë Sahelit (Veriu i Afrikës sh.r), në të cilin tani përzihen mercenarët rusë. Franca dhe Britania kanë dërguar shpesh trupa për të ndihmuar në stabilizimin e vendeve problematike, por pa shumë sukses.

Duke pasur parasysh madhësinë dhe pasurinë e saj, Gjermania duhet të luajë një rol udhëheqës në këtë drejtim.