Shkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin e madh, tani e dimë se kur do largoheni nga jeta

Imagjinoni sa do të kishte qenë jeta ndryshe sikur secili prej nesh do të dinte saktë se kur do të largohej nga jeta? Me siguri do të do ta planifikonim krejtësisht ndryshe kohën tonë të cilën e kalojmë në këtë planet.

Biologët e ndajnë jetën në tri faza – faza e zhvillimit, faza e pjekurisë dhe faza e pleqërisë. Mirëpo, disa hulumtime tregojnë që ekziston edhe faza e katërt, e cila drejtpërdrejt i paraprin largimit nga jeta, të cilën e kanë quajtur “sp iralja e vd ekjes”.

Për të sqaruar këtë çështje shkencëtarë të universitetit të California në Irvine, morën në studim mizat e frutave – Drosophilia. U morën 2 828 femra dhe u vendosën secila në mjedis me dy meshkuj.

Femrat zhvendoseshin çdo ditë në epruveta të reja dhe u numëruan vezët që ato linin pas deri në momentin e vd ekjes, që te këto insekte ndodh natyralisht pas disa javësh nga momenti i lindjes.

Nga studimi i k ryer u vu re se te femrat që ishin dy javë para v  dekjes numri i vezëve në një ditë ra. Por kjo ishte konsistente jo në lidhje me moshën, por me faktin se insektit po i vinte vd  ekja.

Ky model sjelljeje padyshim jep mundësi teorike që shkencëtarët të parashikojnë vd ekje n e një mize në të cilën konstatohet kjo rënie e fertil itetit. “Po parashikojmë 80% të vd ekjeve me saktësi”, citon BBC-ja një nga shkencëtarët që merren me studimin në fjalë.

Por jo të gjithë bien dakord. James Curtsinger nga universiteti i Minnesota në SHBA mendon se nuk bëhet fjalë për një fazë të katërt. Ai nuk bie dakord as me emërtimin Spirale e Vd ekjes, ndonëse konsensusi për pauzat e mo rtaliteti qëndron.