Ky është shteti që sot u deklarua për mbështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Estonisë, Eva-Maria Liimets, ka thënë të martën, se vendi i saj e mbështet nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së të mbajtur të hënën, sipas saj u fol edhe për nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në takim është diskutuar për procesin e zgjerimit të BE-së duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Këto vende kanë bërë përpjekje për t’u bërë pjesë e BE-së. Komisioni Evropian po punon për ta bërë të mundur këtë”, ka thënë ajo.

Liimets ka shtuar se pozicioni i Estonisë është se vendet që mbështesin politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së duhet të përfshihen në diskutimet e Bashkimit Evropian në një masë më të madhe.