Kurti uron Presidentin e ri te Francës: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka uruar Presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili sot ka fituar mandatin e dytë.

Sipas Kurtit, fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.

“Pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më herët, Macron ka marrë urime edhe nga presidentja Vjosa Osmani.