Kur mund t’i merrni shtesat prej 100 eurove? Ministri Murati jep detaje

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detaje lidhur me pakon 100 milionëshe të Qeverisë, ku pensionistëve, studentëve dhe punëtorëve të sektorit publik e privat, do t’u ndahen nga 100 euro.

Murati ka bërë të ditur se shtesat për pensionerët do të dalin në pensionin e radhës, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën, raporton Gazeta Sinjali.

“Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai.

Ndërsa për punëtorët e sektorit publik, Murati njoftoi se shtesat do t’i marrin në fund të muajit.

“Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, shtoi ai në ATV.

E sa i përket punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve, Murati tha se duhet të presin më shumë derisa të krijohet baza për aplikim.

Murati tha se punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin më shumë që të krijohet baza për aplikim./GazetaSinjali/