Kunata e kër cënon përmes telefonit nusen e vëllait në Kosovë, ajo shkon në strehimore

Mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Gadime të Ulët në Lipjan ka ndodhur një she rr mes kunatave.

Sinjali mëson se sh erri ka nisur përmes një bisede në telefon, si pasojë e mosmarrëv eshjeve të mëhershme në mes të çiftit, ku u përfshi edhe motra e burrit, e cila jeton në Gjermani.

Gjatë bisedës që zhvilluan, kunata e cila jeton jashtë shtetit, i dha ultimatum 43-vjeçares që të largohet nga shtëpia e bashkëshortit me fjalët “largohu nga shtëpia e vëllait tim para se unë të vij nga Gjermania”.

Duke u ndjerë e kërc ënuar dhe nga fr ika se do të dëbohet në rrugë, 43-vjeçarja rastin e ka den oncuar në Polici, ku ka përshkruar në detaje telashet e mëhershme dhe kërc ënimin e pranuar përmes telefonit nga kunata e saj.

Me urdhër të pro kurorit të Shtetit, Poli cia ka ndërmarrë veprimet e para h etimore, duke intervistuar edhe dësh mitarët që kishin njohuri për ngjarjen, ndërkaq akoma nuk është intervistuar e dysh uara, për shkak se ajo jeton jashtë Kosovës.

Pavarësisht veprimeve të ndërm arra nga Policia, 43-vjeçarja nuk është ndjerë e sigurt që të kthehet në shtëpinë e burrit, me ç’rast është dërguar në str ehimore deri në zgjidhjen e rastit.