Kuje o Albin “Na e hëngrët djersën tonë”

Paknaqësitë nga stafi mbështetës mjeksorë në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Inferimieri nga komuna e Rahovecit, Hatib Vuçiterna, është shprehur i revoltuar përmes një postimi në Facebook.

Vuçiterna akuzoi Qeverinë Kurti se i ka shfrytzuar dhe i ka rrezikuar familjet e punonjësve shëndetësorë.

“Na shfrytëzuat, na e hëngrët djersën tonë,na rrezikuat familjet tona, na i shkelët të gjitha të drejtat dhe ne fund na hullët si një thesë plehra”, tha ai.

Ai tha se Kosovën po e drejtojnë disa amatera dhe se i kanë shkelur të drejtat e tyre.

“Kryeministri Albin Kurti thoshte se do të bëj kushte që të mos largohemi nga vendi dhe vatani jonë, po ashtu do të bëj kushte që edhe ata që ikën nga këtu të kthehen,këtu shihet fytyra dhe premtimi i tij. Nuk di më qka të shkruaj nga inati që na është shkelur e drejta jonë në të gjitha aspektet dhe jemi shfrytëzuar nga disa persona që janë AMATERA dhe që na e drejtojn një Shtet si Kosova jonë”, shkroi Vuçiterna.