“Ku punon? Nuk e njoh. Kush është?”, kë po ironizon kaq hapur Edi Rama?

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe njëherë të qartë se nuk do të negociojë me ish-kryeministrin Berisha për Presidentin.

“Është një proces që po e ndjek Komisioni, nuk ka problem afatesh, po ndërtohet procesi. Do presim deri në momentin që duhet të kemi emra.

Nëse ata nuk do sjellin asnjë kontribut është zgjedhja e tyre. Nuk do ishte hera e parë. Ndërkohë që ne kur ishim në opozitë kemi dhënë kontributin tonë.”

A do te negocioni me Komisionin e Rithemelimit?

Ku punon ky? Nuk e njoh. Kush është? Me botën e përtejmë PS nuk negocion.