“Ku jeni ju që qeshnit me deklaratat e mia?! Tani qesh unë! Ia dedikoj një njeriu. Mbi Leaon kam vetëm një fjali…”

Njeriu kopertine, Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për Sky Sport pas fitores së titullit me Milan-in. “Herën e fundit që ka fituar Milan-i ka qenë 11 vite më parë dhe kem qenë unë këtu. Tani kemi fituar përsëri dhe unë jam përsëri këtu”, ka thënë Zlatan.

“Doja ta çoja Milan-in aty ku duhej të ishte: shumë kanë qeshur, shumë nuk kanë besuar, i kam bërë skuadrës të kuptojë se çfarë janë sakrificat. Kam bërë edhe trajnerin të kuptojë se mund ta fitonim titullin dhe kemi fituar”.

Trofeu i parë pa Mino Raiola-n: “Ia dedikoj atij. Ishte një nga ata që donte të më shihte te Milan-i, më ka thënë se mund ta shpëtoja dhe ta ktheja te fitorja. Muno do të më kishte thënë të luaja dhjetë vite të tjera dhe të vidhja më shumë para. “Çfarë do të bëj? Duhet të jem mirë, të shohim. Kur jam në fushë bëj diferencën, nuk shikoj një Ibra tjetër. Kur do të vendos? Këto ditë do ta mësoni…

Ndryshimet mes Milan-it të 11 viteve më parë dhe ekipit aktual: “Ka ndryshime të mëdha. Ishte gjithçka ndryshe, aty ishin 22 kampionë që kishin fituar gjithçka, nëse hyje në fushë dhe nuk bëje mirë, ishte gati një kampion tjetër. Berlusconi dikur mund te thoshte nje emer dhe e merrte direkt…

“Këtu kanë ardhur lojtarë që nuk kanë bërë mirë në vende të tjera, të rinj, i kemi bërë të kuptojnë se çfarë është Milan-i. Më pas duhen rezultatet. Është një kënaqësi më e madhe, një histori tjetër”.

Por, Zlatan ka edhe nje kunje te vjeter: “Mbaj mend kur mberrita ketu dhe bera nje deklarate duke thene se nese do te kisha ardhur perpara do te kishim fituar titullin. Nisen te qeshnin shumica, e bene edhe mediat. Por, ja ku jemi tani?! Kush po qesh? Po qeshim ne…”.

Por, a do te kete cikel ky Milan? “Duhet pare ne vazhdim kjo gje dhe se cilat jane projektet e klubit. Kam besim se mund te ndodhe, sepse keta djem do te rriten edhe me shume”.

Ka edhe nje fjale per Leaon: “Nuk jam une njeriu qe ka rritur Leaon! Ai e kuptoi vete se duhet te jepte me shume ne stervitje, sepse si stervitesh edhe luan. Por, po ju them dicka: kur Leao te kuptoje se sa i forte eshte, atehere do te shihni nje futbollist edhe me te forte”.