Kozakun e lë “Mercedesi” në mes të rrugës

Kozak Braçi, fenomeni i rrjeteve sociale, i cili u bë i njohur për shkak të një pengmarrjeje live, por dhe të jetës së tij luksoze që e reklamonte herë pas here, këtë herë duket se është vërtetë në “hall”.

Makina e tij e fundit e ka lënë në mes të rrugës. Në rrjet qarkullon një video ku shihet Kozaku që ka ndaluar mjetin në rrugë dhe me kofanon hapur, kontrollon për ndonjë defekt në motor.

Kozaku komentohet shpesh për jetën luksoze që e bën, madje ai nuk ngurron të reklamojë edhe makinat e shtrenjta të tij.SHIKO VIDEON

Kozaku e ka kaluar këtë moment me shumë humor dhe e ka marrë me sportivitet. Ai ka komentuar në Instagramin e JOQ Albania “Me ka len guzhineta hekra jan ska lidhje”.

Dhe këtu ka të drejtë, pavarësisht luksit që mund të ketë një makinë në fund të fundit hekur është. Rëndësi ka të mos ketë pasoja, se këto janë probleme që iu ndodhin të gjithëve.

Kozaku është thuajse gjithmonë në qendër të mediave rozë dhe portaleve. Ai numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.