Kosova zëvendëson Rusinë në Këshillin e Evropës, Serbia nuk mund të bëjë asgjë për ta parandaIuar

Gazeta gjemane Frankfurter Allgemeine Zeitung raportoi të shtunën se Kosova së shpejti mund të jetë anëtarja më e ri e Këshillit të Evropës. Qeveria e Kosovës po planifikon të aplikojë për anëtarësim në KiE pas zgjedhjeve në Francë dhe më pas kjo gjë mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023.

Sipas medias gjermane, perspektivat janë të mira, sepse përjashtimi i Rusisë, do të thotë se aleati më i rëndësishëm i Serbisë ka dalë nga Këshilli i Evropës. Për këtë arsye, fushata diplomatike e Beogradit kundër përfshirjes së Kosovës Këshillin Evropës nuk ka gjasa premtuese të gjejë mbështetje, ndryshe nga Kombet e Bashkuara, ku Rusia, me fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit, po bllokon pranimin e Kosovës.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore. Nisur nga fakti që pjesa më e madhe e vendeve të pranishme në këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës e bën për Osmanin më të lehtë votimin për anëtarësimin e saj. /newsmedia