Kishte kompaninë më të madhe të naftës në Rusi/ Putin heq qafe një tjetër biznesmen rus

Ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin, raportohet se ka vde kur në rrethana të paqarta, teksa janë raportuar një seri vde kjesh të mis tershme të biznesmenëve rusë qëkur Moska nisi pushtimin e pap rovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Mediat raportuan se burimet brenda pol icisë rajonale në Moskë thanë se po kryhen teste të forenzikës, pasi dyshohet se në trupin e Subbotin mund të ketë dr ogë. Ai u gjet një ditë më parë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Mitishçi, afër Moskës.

Sipas burimeve, pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i pajetë i miliarderit, Aleksei Pindyruin – që njihet edhe me emrin Shaman Magua – ka dëshmuar para po licisë se Subbotin kishte ardhur në shtëpinë e tij dhe kishte nën ndikimin e dr ogës dhe alkoolit.

Më pak se një javë më parë, më 21 prill, Vagit Alekperov, themeluesi dhe bashkëpronari i Lukoil – kompania më e madhe private ruse e naftës – dha dorëheqje nga kompania, pasi ai dhe miliarderë të tjerë rusë u sanksionuan nga Australia dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.