Kishte ditëlindjen e u zhvesh në lokal, i riu: Policët më thyen duart pasi…

Arsen Qose, një 39-vjeçar, banues në Tiranë ka dalë sot me duar të fashuara e hematoma në Gjykatë.

I riu akuzohet për mosbindje të forcave të policisë, por vetë Qose pretendon të kundërtën.

Qose, pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen në barin e një hoteli ku ishte akomoduar në Dajt. Por, në gjendje të de hur, ai ishte zhveshur gjë që ka bërë që pronari i hotelit të thërrasë forcat e policisë e ta denoncojë për lakuriqësi.

Por nga komisariati ai përfundoi me të dyja duart e thyera në spital dhe për këtë Arsen Qose akuzon oficerët e policisë.

Ai doli përpara gjykatës për akuzën e kundërshtimit të policisë meqenëse sipas Prokurorisë ai nuk ju bind oficerëve kur tentuan ta shoqëronin, por në procesverbale edhe oficerët e policisë pretendojnë se janë dhunuar nga qytetari i de hur dhe se kanë fraktura.