
Një stuhi e rëndë diellore, që ndodh një herë në afërsisht 100 vjet, mund të ndikojë në mënyrë katastrofale teknologjitë njerëzore në tokë, dhe të zhys internetin në “kiamet të internetit”, ka thënë studimi i ri.
Fusha magnetike e Tokës mbron banorët e saj nga erërat diellore – që konsistojnë në thërmija të mbushura që vijnë nga dielli – duke e devijuar erën elektrike të poleve planetare dhe duke krijuar aurora skenike, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Megjithatë, një herë në 80 apo 100 vjet, për shkak të ciklit natyror jetësor të Diellit, këto erëra mund të eskalojnë në super-stuhi diellore që mund të shkaktojnë ndërprerje katastrofale të internetit në mbarë planetin Tokë për disa muaj rrasht, sipas studimit të prezantuar në SIGCOMM.
Në këtë hulumtim, Sangeetha Abdu Jyothi nga Universiteti i Californias, vlerësoi që qëndrueshmëria e infrastrukturës së internetit janë të dobta ndaj rrymave të prodhuara nga super-stuhitë diellore.
Rrymat nga këto stuhi diellore mund të futen dhe dëmtojnë konduktorët e gjatë si linjat e energjisë, shton më tej studimi.
Me diellin që pritet të bëhet më aktiv në të ardhmen e afërt, shkencëtarja e lartpërmendur thotë që infrastruktura e Internetit duhet testuar. /Periskopi