Shihni çfarë ka ndodhur sot në Sarandë pas reshjeve të shiut

Ujërat e zeza kanë vërshuar ditën e sotme në shëtitoren e qytetit, duke lënë një pamje të shëmtuar për turistët dhe vendasit.

Shkak janë bërë rreshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme. Ndërsa kolektorët janë bllokuar, mendohet për shkak të mospastrimit.

Saranda ka një sistem të ri kanalizimesh për ujërat, të realizuar me fondet e qeverisë gjermane, por që shpesh ka rezultuar në probleme të ngjashme, dyshohet për shkak të punimeve jo cilësore të kryera nga firmat vendase.SHIKO VIDEON

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin. Moti i keq ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse të vendit.

Një pemë e rrëzuar nga era e fortë bllokoi këtë mëngjes përkohësisht aksin nacional Korçë-Pogradec. Sakaq, tre fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Bëhet me dije se breshëri ka goditur një pjesë të juglindjes së vendit. Breshër ka rënë në fshatrat e njësisë administrative Pojan.

Në këtë stinë, breshëri ka dëmtuar kulturat bujqësore. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.