“Këshilltari i Zelenskyt bën deklaratën ‘bombë’: Ja kush po dërgon para për të financuar këtë Iuftë

Ukraina do të padisë të gjithë ata që financuan v rasjen e qytetarëve të saj. Kështu ka deklaruar këshilltari i Zelensky, Oleg Ustenko, sipas skynews

Oleg Ustenko, një këshilltar ekonomik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka kritikuar vendet dhe bizneset që ende përdorin naftën ruse. Ai tha se pavarësisht embargos së Amerikës ndaj naftës ruse, Europa ende po përdor gazin dhe naftën ruse.

Australia, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja kanë vendosur embargo të plotë të naftës ruse, por 27 anëtarë të BE-së janë ende të dyzuar.

“E gjithë bota e civilizuar po përpiqet ta ndalojë këtë Iuftë, por në të njëjtën kohë, po dërgon para për të financuar këtë Iuftë”, tha Ustenko për Sky News.

Duke e përshkruar situatën si “papranueshme”, ai tha: “Ne do të padisim të gjithë ata që kanë financuar v rasjen e njerëzve tanë.”