Kërkimi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumë mbrëmjen e djeshme, vjen lajmi i keq nga policia…

Po bëhen 24 orë nga mbytja e 10-vjeçarit në lumin Fan në Mirditë dhe ende nuk është gjetur trupi i tij. Policia dhe palombarët kanë ndërprerë kërkimet për të vazhduar ditën e nesërme.

Kërkimet për të miturin S. Laska kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme, kur ai u mbyt duke ndjekur topin, i cili i ra në lumë.

Përgjatë gjithë ditës së sotme, palombarët e forcave RENEA, te mbështetur nga policia lokale, banor te zonës dhe zjarrfikësit kërkuan përgjatë lumit Fan, por ende nuk kame arritur të bien ne gjurmët e trupit te 10-vjeçarit.

Familjarët kanë kërkuar që të gjendet trupi i të miturit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“E kam stërnip. Në orën 18:00 më lajmëruan që është mbytur në ujë. Djali ka qenë duke luajtur top me vëllain e vet, ato të dy kanë qenë. Topi ka rënë në ujë dhe ka ikur të kapë topin. E ka kapur i vëllai për xhuboksi që ta mbajë, por e ka marrë rryma e ujit.

Vëllait i ka ngelur xhuboksi në dorë, ka dalë nga uji dhe ka njoftuar familjarët. I kërkoj t’i shtetit ta gjejë. Ai nuk gjendet gjallë, por të paktën të gjendet trupi, ti bëhet ceremonia”, tha familjari.