Keni plane, do shkoni për plazh? Na vjen keq, por kthehuni mbrapsht

Të dielën moti do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here zhvillim i vranësirave duke sjellë shira të karakterit lokal.

Siç shihet në parashikimin e motit të bërë nga “ëindy”, zonat e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Kukësit por edhe më poshtë si Lezha, Laçi e deri në Krujë, do të ketë prani të reshjeve të shiut. Pjesa e Shkodrës do të shoqërohet edhe me shkarkesa të shpeshta elektrike.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 2 ballë.

Për ata që kanë bërë plan për plazh nesër, bëjnë mirë ta anullojnë pasi s’do jetë aspak një mot i përshtatshëm për plazh.

Në zonat bregdetare pritet të ketë erëra të forta, madje në disa prej tyre nuk do mungojnë as rreshjet e shiut. Ndërkohë duke filluar nga fundjava e ardhshme, temperaturat do të rriten dhe mund të themi që atëherë do të hymë tamam në stinën e verës.