”Kemi vetëm një kusht”/ Rusia tregon se çfarë duhet që Putin të takohet me Presidentin e Ukrainës

Rusia ka bërë me dije se që të takohet Vladimir Putin me Volodymyr Zelensky, duhet përgatitur një dokument gati për firmosje nga të dy udhëheqësit.

Në daljen e tij të përditshme para mediave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Presidenti rus ka refuzuar takimin me homologun e tij ukrainas.

Peskov tha: “Presidenti nuk e ka refuzuar kurrë takimin, por duhen plotësuar kushtet e përshtatshme për një takim të tillë. Kushti kryesor është përgatitja e një dokumenti që kërkon vetëm firmën”.