“Kam dy këshilla për Donaldin dhe Bora Zemanin”, flet Ermal Mamaqi

Sot, i ftuar në programin “Goca dhe Gra” ishte Ermal Mamaqi, i cili foli mbi trajnimet dhe librin që po shkruan së fundmi për motivimin e njerëzve drejt suksesit.

I pyetur Armina Mevlani se çfarë do t’i këshillonte Donald Veshajt, ai tha se do i sugjeronte të stabilizohej me ndjenjat, ndërsa Bora Zemanit ai tha se i këshillon t’i kushtojë pak më shumë kohë qetësisë fizike, pasi lodhet shumë çdo ditë në punë.

Armina Mevlani: Çfarë do i këshilloje Amarda Toskës? Ermali u përgjigj: “Të flejë pak më shumë e ta qetësojë trupin e saj. Unë jam aty kur ajo fle. Do i këshilloja që të kushtonte më shumë vëmëndje te burri e më pak te kalamajtë”.

Armina Mevlani: Çfarë do i këshilloje Donald Veshajt? Ermali tha: “Të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat e tij, këtë mendim kam”.

Armina Mevlani: Çfarë do i këshilloje Bora Zemanit? Ermal Mamaqi tha: “Nuk do të ngatërrohem më me këto gjëra në televizion, do i këshilloja t’i kushtonte më shumë kohë qetësisë fizike, se punon non-stop çdo ditë”.

Duket se Ermali nuk u ndahet televizioneve këtë periudhë, sepse po del në shumë intervista. Me siguri, po bëhet gati për hapin e radhës, ndonjë projekt gjigant.