Jona, vajza aυtike, mbledh kanaçet e flakura nga njerëzit në mjedis. Video

Një video është shpërndarë në tiktok nga babi i Jonës, vajzës autike që është e bekuar me një familje të madhe që kujdeset shumë mirë për të.

Jonës i pëlqen natyra, kërcimi dhe të qeshë. Prej disa kohësh, familja e Jonës zhvendoset nëpër Bjeshkë dhe babi i saj, poston video pothuajse përditë.

Të qenurit pranë natyrës, Jonës i bën shumë mirë dhe pikërisht aty, ajo është e lumtur. Edhe pse nuk është aspak e lehtë ekonomikisht, familja ka krijuar një atmosferë fantastike për vajzën e tyre autike.

Babai i familjes, mban një ditar në TikTok me user name “@i_am_as_you”. Po ta shikosh profilin e tyre në TikTok, e kupton që familja vërtet po sakrifikon me aq mundësi sa ka, për ta bërë Jonën të lumtur.

Në Shqipëri pothuajse mungon ndihma për ti trajtuar dhe integruar autikët në shoqëri, të mendosh që zakonisht i mbajnë mbyllur në shtëpi sepse kanë turp ti ekspozojnë.

Të mendosh që shumë herë nuk kanë (dhe nuk gjejnë) kohë të merren me ta, sakrifica dhe mundi i familjarëve të Jonës është për t’u admiruar.

Shikoni videon që babi i Jonës ka postuar rishtas.

Video: Jona mbledh kanaçet e hedhura nga njerëzit në mjedis